DREJTORIA E PËRGJITHSHME PRONËSISË INDUSTRIALE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME PRONËSISË INDUSTRIALE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME PRONËSISË INDUSTRIALE

MISIONI 

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucioni i vetëm nëpërmjet të cilit shteti shqiptar jep të drejtat mbi patentat për shpikjet dhe modelet e përdorimit, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, duke iu njohur subjekteve të drejtën e pronësisë, vetëm nëpërmjet regjistrimit të tyre.

DPPI e ka detyrë funksionale, përcaktuar në ligjin 9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar si dhe nga Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2022-2025, regjistrimin, administrimin, promovimin e objekteve të PI-së si dhe informimin e gjithë aktorëve të fushës së Pronësisë Industriale në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit në vend është një nga prioritete kryesore të punës sonë. Në fokusin e drejtorisë qëndron bashkëpunimi i ngushtë me biznesin me detyrën tonë kryesore mbi informimin e tyre në lidhje me PI. 

Për përmbushjen e këtyre objektivave, DPPI realizon aktivitete, takime, trajnime, workshope, panaire si dhe projekte të shumta gjatë vitit me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e bizneseve vendase për rëndësinë e objekteve të PI.

 Gjithashtu një objektiv tjetër strategjikë i DPPI-së është  forcimi i sistemit të pronësisë industriale me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e inovacionit nëpërmjet  punës kërkimore me universitetet dhe sistemin parauniversiatar. Për këtë arsye DPPI organizon cdo vit konkursin e inovatorëve të rinj.