Frut’za

Frut’za

Frut’za

Frut’za është më shumë se thjesht një markë; është një filozofi për jetën, një familje e madhe me angazhim për të ofruar produkte të freskëta dhe natyrale.

E nisëm vetëm me dërgesa online, duke furnizuar me fruta të freskëta shtëpi dhe zyra. Tashmë modeli i biznesit ka evoluar dhe prej disa muajsh kemi hapur pikën e parë fizike në Tiranë: përveç dërgesave, tani kemi një bar ku shërbejmë lëngje frutash, limonada, smoothie, kafe specialitet, sanduiçe, akullore etj. Të gjitha të përgatitura në punishten tonë.

Pse të zgjidhni Frut’za?

Fruta të freskëta, me burime lokale: Ne i marrim frutat nga tregjet vendase, duke siguruar freski maksimale dhe duke mbështetur ekonominë lokale.

Përbërës natyralë, pa shtesa artificiale: Produktet tona janë bërë me përbërës natyralë, pa ngjyra artificiale, shije dhe konservues.

Linjë inovative produktesh: Ne vazhdimisht inovojmë për të ofruar një gamë të larmishme produktesh, duke përfshirë:

– Lëngje frutash.
– Limonada.
– Kafe specialitet.
– Sanduiçe.
– “Snack” (akullore, kek shtëpie etj.)