ICTSlab

ICTSlab
ICTSlab është qendër laboratorike e inovacionit, me fokus edukimin jo formal, e cila ka për qëllim përgatitijen e të rinjve për sfidat e shekullit XXI. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT. Kjo qendër është e mbështetur nga një sërë organizatash ndërkombëtare, rajonale dhe lokale, kompani aktive në fushën e ICT-së, Telekomunikacionit, sektorit bankar dhe Institucioneve akademike. ICTSlab ka tre laboratorë kompjuterikë me më shumë se 30 kompjutera për edukimin e hershëm në teknologji me fokus fëmijët e grup-moshës 7-14 vjex si dhe adoleshentët 14-18 vjec, sallë eventesh dhe prezantimesh për workshops, hack- athons, tryeza pune etj., si dhe një hapësirë bashkëpunuese për ekipe apo individë të talentuar në fushën e sipërmarrjes.
ICTSlab njihet gjithashtu për organizimin e shumë nismave, konkurseve, simpoziumeve, workshopeve me impakt të theksuar në zhvillimin e sektorit të ICT-së, promovimit dhe nxitjen e edukimit në teknologji në përgjithësi, sic janë:
Albanian ICT Awards – Organizimi prej 12 vitesh i konkursit mbarëkombëtar i Teknologjisë së Informacionit, Sipërmarrjes dhe Inovacionit.
Uplift Albania – Organizimi dhe implementimi i Akseleratorit Evropian të Start-upeve, me qëllim trajnimin, fuqizimin dhe rritjen e vlerës së kompanive të reja start-up, promovimin dhe rrjetëzimin e tyre me investitorë.
Hackathons – Organizimi dhe implementimi i një serie hackathon-esh në nivel kombëtar me target të rinjt dhe adoleshentë, sic janë “Juth App Hackathon”, “National Coding Championship” etj.
Platforma Virtuale e mësimit të kodimit online – Virtual.ICTSlab.com një hapësirë ku fëmijët dhe adoleshentët që ndodhen larg Tiranës të kenë mundësi edukimi me të njëjtat kushte dhe akses në informacion me fëmijët e tjerë që ndodhen fizikisht pranë qendres laboratorike të inoacionit – ICTSlab.
Climathon Tirana – Përfaqësues zyrtar në Tiranë i platformës globale Climathon, e cila ka për qëllim identifikimin e sfidave klimatike në qytetin e Tiranës dhe ardhjen në ndihmë me zgjidhje konkrete përmes një boot-cambi 3-ditor të përvitshëm me pjesëmarrjen e 100 të rinjve nga e gjithë Shqipëria.
Upshift Albania – Implementues në Shqipëri i një projekti global markë e UNICEF, për fuqizimin e të rinjve 14-21 vjec me aftësitë e shekullit 21, me fokus sipërmarrje sociale përmes trajnimit në metodologjinë Design Thinking, dhe distribuimin e granteve për implementimin e mini-projekteve në zonat ku pjesëmarrësit jetojnë.
Ponder Albania – Implementues në Shqipëri i një projekti global markë e UNICEF, për fuqizimin e të rinjve 14-21 vjec me aftësitë e shekullit 21, me fokus në Digital Literacy, luftimin e fenomenit fake-news dhe përdorimin e teknologjive të avancuara si inteligjenca artificiale, mediat sociale në të mirë të informimit të drejt dhe ndikimit pozitiv në shoqëri.
Tourism Innovation Platform (TIP) – Implementues në Shqipëri i projektit Tourism Innovation Platform, një iniciativë e finanzuar nga GIZ dhe që ka për qëllim nxitjen e produkteve dhe ofertave turistike me ide innovative.