Junior Achievement of Albania

Junior Achievement of Albania

Junior Achievement of Albania

Junior Achievement of Albania (JAA) është themeluar në vitin 2012, si një investim strategjik i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe operon në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë (MASR). Modulet e JA janë aktualisht prezentë në kurrikulën bërthamë të arsimit para universitar, që prej arsimit parashkollor deri në përfundim të ciklit të mesëm të lartë të shkollimit, si edhe në kurrikulën me zgjedhje të shkollës së mesme të lartë. JAA është anëtare e Junior Achievement Worldwide dhe Junior Achievement Evropë. 

Junior Achievement Worldwide/JAWW është organizata më e madhe në botë që u edukon të rinjve njohuritë financiare, aftësitë për sipërmarrjen dhe aftësitë për të qenë të gatshëm për të hyrë në tregun e punës, përmes programeve që u mundësojnë eksperimentimin e njohurive teorike në praktikë. Filozofia e JA i ka zanafillat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe daton në vitin 1919. Sot programet e JA aplikohen në 122 vende të botës, prej të cilave përfitojnë çdo vit, mbi 15 milionë nxënës dhe të rinj. Organizata JAWW është nominuar për çmimin Nobel për paqen në vitin 2022 dhe 2023. 

JA Albania është organizata e vetme në familjen JAWW që ka arritur ndërfutjen e kompetencave të sipërmarrjes dhe edukimin financiar JA në kurriken bazë dhe atë me zgjedhje të arsimit para universitar. 

Prej shtatorit 2023, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Albanian American Development Foundation (AADF) për zbatimin e programeve te Junior Achievement of Albania, modulet “Shoqëritë e Nxënësve” dhe “Drejtues për një Ditë”  janë bërë pjesë e kurrikulës edhe në institucionet e arsimit profesional në vend.

Në përputhje me Marrëveshjet e Bashkëpunimit të nënshkruar midis JAA dhe MASR, prej shtatorit 2018, është prezent në të gjitha shkollat e arsimit para universitar në vend, listuar e vlerësuar nën fushën e Kompetencës për Jetën, Sipërmarrjen dhe Mjedisin. Modulet e JAA ofrojnë aftësi dhe ndërtojnë kompetencat përkatëse nëpërmjet kanaleve kurrikulare dhe aktiviteteve jashtë kurrikulave dhe kros kompetencave te tjera digjitale, personale, qytetare etj.  

Modulet e JAA janë një mundësi praktike që të rinjtë të zhvillojnë aftësi të vendimmarrjes, etikës në biznes, etikës në vendin e punës,  punës në ekip dhe aftësi të nevojshme për të hyrë suksesshëm në tregun e punës. Ata mësojnë rreth strategjive të marketimit, planifikimit të nevojshëm për të nisur sipërmarrjen e tyre dhe të gjitha operacioneve financiare dhe menaxherie të nevojshme për të menaxhuar një mini-sipërmarrje.  Formësimi dhe zhvillimi i aftësive të nxënësve, dhe asistenca dhënë mësuesve dhe mentorëve qe japin dhe lehtësojnë mësimdhënien e këtyre dy moduleve, asistohet nga JAA me trajnime periodike dhe materiale didaktike dhe ndihmëse, përgjatë gjithë vitit shkollor. 

Prej vitit 2020, JAA aplikon në sistemin e arsimit universitar, programin e inkubimit të StartUp sipas modelit të JA Evropë dhe “Debating Economics”, si anetare e International Debate Education Association – IDEA. 

JAA është gjithashtu agjenci e akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për dhënien e trajnimeve për modulet e sipërpërmendura për mësuesit e sistemit të arsimit të mesëm të lartë dhe zbatimin e programit për edukimin financiar në kurrikulën e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, dhe anëtare themeluese e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar.  

Në mars 2023, Junior Achievement of Albania, ju akordua çmimi Model Nation Organization 2022 nga Junior Achievement Evropë për arritje dhe impakt në edukimin sipërmarrës dhe financiar në sistemin para universitar të modelit JA. Kjo arritje, për herë të dytë pas asaj të 2019, i atribuohet pazgjidhshmërisht modelit të zbatimit të JAA në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve të linjës. 

Raporti i OEDC SME Policy Index: Western Balkans and Turkey 2022: Assessing the Implementation of the Small Business Act for Europe, citon Junior Achievement si ofruesin parësor të edukimit për sipërmarrjen në vend. 

Në kuadër të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare të Edukimit dhe Përfshirjes Financiare (SKEPF), Junior Achievement of Albania është pjesë e Komitetit Teknik të saj, nën drejtimin e Bankës se Shqipërisë prej Nëntorit 2022.

Aktivitetet jashtë kurrikulare të JAA prekin çdo vit mbi 6000 nxënës dhe mësues të sistemit para universitar në aktivitetet si më poshtë:

‘’Kampi i Financës’’, “Dita e Karrierës”, “Kuizi i Financës”, “Loja e Kursimeve”, “Kampi i Biznesit dhe Inovacionit”, “Loja e Tregtisë Globale”, Panairet Rajonale të “Shoqërive të nxënësve” JAA (Korçë, Gjirokastër, Shkodër), Panairi Kombëtar i Shoqërive të Nxënësve JAA, GEN – E, Festivali i Sipërmarrësve të Rinj Evropianë JA Evropë, Kampionatet Rajonale dhe Kombëtare të Debating Economics, World School’s Debate Championships, Debate European Youth Forum, etj.