NOA

NOA

NOA

Themeluar në vitin 1998 nga USAID me një mision të qartë për fuqizimin e bizneseve, fermerëve dhe familjeve, NOA ka ndihmuar në transformimin e ambicieve të tyre në realitet. NOA ka dëshmuar se modeli i saj i biznesit, financimi i sipërmarrësve, fermerëve të vegjël dhe familjeve shqiptare përmes një procesi të shpejtë dhe pa burokraci, ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. 25 vite nga themelimi i saj, NOA vijon ende sot t’i shërbejë të njëjtit mision në shërbim të promovimit të një ekonomie konkurrese dhe të aftë të gjenerojë fitime dhe mirëqënie për çdo individ, pavarësisht vendlidjes urbane apo rurale, profesionit, nivelit akademik apo gjinisë. 

Prej vitit 2023, NOA është i vetmi institucion financiar kredidhënës shqiptar me një shtrirje në Shqipëri dhe në Kosovë. Një dëshmi kjo e maturitetit të lartë institucional që e karakterizon NOA-n në këtë 25 vjetor, dhe të kapacitetit replikues të modelit të saj jashtë kufirit shqiptar. Prej degës së parë të NOA e cila u hap më 1998 dhe ishte vendosur në Tiranë, sot numëron 30 degë dhe një staf që i tejkalon 330 punonjësit.

Krahasuar me fillesat e saj 25 vite më parë, sot NOA mund të trajtojë kërkesa për financime që variojnë nga plotësimi i nevojave të përditshme e deri tek plotësimi i kërkesave të bizneseve të konsoliduara.