Sigal

Sigal

Sigal

SIGAL u themelua në 22 Shkurt 1999, fill pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri, nga z.Avni Ponari dhe një grup i ngushtë bashkëpunëtorësh

Falë strategjisë së shkëlqyer, modelit të biznesit dhe stafit profesional, SIGAL u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues dhe të fuqishëm duke e shndërruar atë në kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend dhe udhëheq me rreth 30 % të tregut të sigurimeve.

Ajo ishte kompania e parë që tërhoqi vëmendjen dhe potencialin kapitalizues të investitorëve të huaj, fillimisht nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, që bleu 13.3% të aksioneve të kompanisë dhe më pas të gjigandit austriak të sigurimeve në të gjithë Evropën Juglindore, UNIQA Group Austria, aksioneri më i madh që zotëron 86.9% të aksioneve. Ndaj sot kompania mban emrin SIGAL UNIQA Group Austria.

Grupi “SIGAL UNIQA” është sot një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh.

Ajo është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron të gjitha klasat e Sigurimi, pa harruar edhe produktet unike si “TeleShëndet”, “SIGAL UNIQA AutoSOS” “Jetë Plus”, “Sigurimi anti-Tumor” etj.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2,412 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1,230 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1,25 milionë klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj, edhe sot, pas afro 25 vjetësh, kjo kompani mbetet adresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku