TBU

TBU

TBU

Tirana Business University College” është një institucion arsimor që përgatit profesionistë në fushat e Administrim – Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit, në kontekstin e zhvillimit të tregut global.

I themeluar që në vitin 2010, në vitin 2014 TBU-së iu bashkua si aksioner Grupi BALFIN, një ndër grupet më të mëdha të biznesit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, i themeluar nga sipërmarrësi dhe filantropi Samir Mane.

TBU ka diplomuar 11 breza të studentëve në Bachelor dhe në Master. Thuiajse 100% e studentëve të TBU-së janë punësuar gjatë studimeve, ose fill pas tyre, në biznese të njohura si: Tirana Bank, Raiffeisen Bank, Neptun Albania, Spar Albania, Mane Development, BALFIN Real Estate, BALFIN Shpk, Deloitte, Credins, Philip Morris, apo në një nga mbi 150 bizneset partnere me të cilat TBU ka marrëveshje brenda apo jashtë vendit.

Në vitin 2023, Grupi BALFIN u bë aksioneri kryesor dhe mori administrimin e Tirana Business University, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të tij, për sa i takon rritjes së standardeve, cilësisë, kërkimit shkencor dhe investimeve në infrastrukturë dhe kapacitete akademike.