Universiteti Metropolitan Tirana (UMT)

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT)

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT)

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) është themeluar në vitin 2010 me tre fakultete, përkatësisht Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT, Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës dhe Fakultetin e Ekonomisë. 

I vlerësuar “Shkëlqyer” nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit, UMT është një universitet me profil të qartë inxhinierik, i prirur drejt inovacionit dhe i vetmi që ofron programe studimi në fushën e Inteligjencës Artificiale, pëkatërisht BSc në Inteligjencë Artificiale dhe Shkollën e Doktoratës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente. 

UMT i kushton një rëndësi të veçantë “Kërkimit dhe Zhvillimit” dhe në këtë kuadër ka në strukturën e tij Qendrën e Inovacionit Metropolitan dhe Metropolitan Incubator (METINC) i cili është inkubatori i parë dhe i vetëm i krijuar brenda një universiteti ku zhvillohen idetë më novative të biznesit. METINC ofron mentorim, mbështetje teknike dhe këshillim akademik, hapësira co-working, si dhe akses në programe të ndryshme financimi. Të rinjtë, startupet apo dhe bizneset e vogla dhe të mesme, kanë mundësinë të jenë pjesë e programeve të mentorimit IDEA dhe Accelerator, për të zhvilluar dhe rritur idetë e tyre, në përputhje me mundësitë dhe kërkesat e tregut.”