Vrapon

Vrapon

Vrapon

Amerika ka “Uber”, Europa ka “Bolt”, ndërsa tashmë nëShqipëri ka “VrapOn”, i cili është një aplikacion që i vjen nëndihmë çdo shtetasi shqiptar apo shtetasi të huaj që ka zgjedhurtë vizitojë Shqipërinë, pavarësisht aftësive apo kombësisë së tij, që të porosisë/rezervojë një taksi për të lëvizuar nga pika A përnë pikën B, vetëm nëpërmjet shtypjes së një butoni nëSmartphonin e tij.

Shoqeria Upfront Albania ka krijuar dhe lançuar tashmë në tregun shqiptar aplikacionin “VrapOn”, i cili ka si qëllim që ti vijë në ndihmë çdo shtetasi shqiptarë apo të huaj në vend, qënëpërmjet përdorimit të këtij aplikacioni, të mund tëporosisë/rezervojë një taksi pa patur nevojën e bërjes së asnjëtelefonate, të merret nga taksija më e afërt, si dhe të mund tëshijojë një udhëtim të lirë, cilësor dhe të sigurtë për në destinacionin e dëshiruar. Ky aplikacion, i cili mund të shkarkohet dhe përdoret fare lehtësisht nga çdo person qëposedon një Smartphone, përveç numrit të madh të faciliteteveqë ofron, mund të përdoret si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze.

Tashmë, falë këtij aplikacioni, pavarësisht vendit se ku ndodhet(takim apo pub), taksia mbërrin pranë këmbëve të klientit nëorën e dëshiruar, vetëm nëpërmjet kryerjes së 3 veprimeve të thjeshta në aplikacionin “VrapOn” të shkarkuar në Smartphonin e tij. Konkretisht, vendosja e adresës se ku dëshiron të shkojë, konfirmimi i vendodhjes së tij aktuale, e cila shfaqet automatikisht në rast se klienti ka të aktivizuar opsionin“Location” në Smartphonin e tij, si dhe konfirmimi i udhëtimit pasi të jet informuar paraprakisht mbi disa detaje lidhur me udhëtimin.