10 arsye pse duhet të merrni pjesë në panaire teknologjike për të zhvilluar biznesin tuaj!

Të marrësh pjesë në evente teknologjike është një nga mënyrat më të shpejta për të avancuar biznesin tuaj dhe gjithashtu një mënyrë tjetër për të qëndruar në krye të zhvillimeve në botën e teknologjisë. Vetëm një event ose panair mund të sjellë një kthesë pozitive në biznesin tuaj. Më poshtë janë 10 arsye pse duhet të merrni pjesë në panaire apo evente të tjera teknologjike:

1.Jeni i përditësuar për trendet që po vijnë

Pavarësisht sa në dijeni dhe i përditësuar jeni në biznesin tuaj, nuk mund të parashikoni ose të jeni i informuar për çdo trend që po vjen në fushën tuaj. Jemi në kohën e teknologjisë ku teknologjitë po ndryshojnë mënyrën se si operojnë bizneset.

2.Për qëllime networking

Ka shumë më shumë në një event se sa thjesht të uleni dhe të dëgjoni ekspertët të flasin. Biznesi nuk është vetëm për atë që di, por edhe për atë që njihni. Ngjarjet e tilla krijojnë rrethana për rrjetëzim me pronarë të tjerë biznesesh në industrinë e teknologjisë dhe internetit.

3.Takimi me investitorë

Përveç krijimit të lidhjeve me klientë të vlefshëm, ju gjithashtu mund të takoheni me investitorë që kërkojnë ndërmarrje të fitueshme për të investuar paratë e tyre. Nëse jeni një prej pronarëve të bizneseve që kërkojnë investitorë që do të investojnë në biznesin tuaj, këtu është arsyeja pse duhet të merrni pjesë në këto evente.

4.Frymëzimi

Ky është një përfitim i marrjes pjesë në këto lloj ngjarjesh. Ndërmarrja është një rrugë e vetmuar dhe shpeshherë ne jemi të izoluar aq shumë sa që çfarë na duhet është pak frymëzim për të ndier veten të  frymëzuar, të freskuar dhe të energjizuar për të vazhduar.

5.Bëheni një udhëheqës mendimesh

Me shumë përvojë dhe informacion që do të merret nga këto evente, automatikisht bëheni një udhëheqës mendimesh në fushën tuaj. Disa nga këto evente vijnë me një certifikatë nga programe që mund të ndiqni gjatë eventit nëse nuk është një event 1-ditor.

6.Ju prezantoheni mjetet e reja që mund të avancojnë biznesin tuaj

Në çdo event teknologjie, kompanitë gjithmonë kanë mjete të reja që nuk i keni parë më parë për t’u shfaqur, qoftë në ekspozitë ose në disa tavolina afër tavolinës së kafesë.

7.Gjeni zgjidhje për probleme

Si një sipërmarrës,  ka momente kur hasen  probleme që kërkojnë mendim jashtë kutisë dhe shpeshherë nuk gjejmë vetë zgjidhjen. Këto evente ju ofrojnë mundësinë për të adresuar çdo sfidë që mund të përballeni në biznesin tuaj.

8.Nuk keni asgjë për të humbur

Një event me kaq shumë aktivitete? Ju nuk keni asgjë për të humbur! . Pavarësisht nga industria në të cilën jeni, ka diçka që  do të merrni nga këto evente. Mund të prezantoheni me një software që mund të përdorni në biznesin tuaj, të cilët mund t’ju ndihmojnë të kurseni kohë, kosto dhe të avancojnë biznesin tuaj.

9.Po investoni në veten tuaj

Pavarsisht se jeni duke shkuar për qëllime rrjetëzimi, frymëzimi, për të marrë përditësime mbi trendet që vijnë, takimin me investitorë, ose thjesht për të shpëtuar nga stresi i përditshëm, marrja pjesë në këto evente do të thotë që jeni duke investuar në veten tuaj.

10.Energjia e njerëzve me të njëjtën mendësi

Fundja, marrja pjesë në këto evente mund të nxitë energjinë në ju kur shihni shumë njerëz me të njëjtin mendim dhe energji që janë ulur pranë jush dhe përpjekur të mësojnë dhe të jenë më të mirë. Kur zbuloni se nuk jeni vetëm në kërkimin e njohurive, kjo ju motivon të rriteni dhe të sfidoni veten në biznesin tuaj.

/PS

 

Në panairin “Future2Tech 2023″, kompanitë që udhëheqin fushat e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon  do të ekspozojnë , ndërsa mijëra vizitorë do të marrin pjesë në këtë ngjarje e veçantë.